-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse nuk reaguat kur u vranë 4 persona në 21 Janar? Berisha: Nuk është e njëjtë situata

Kryesoret

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së zhvilluar për vdekjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës u përball me pyetjen e një gazetareje për mosreagimin në vrasjen e 4 personave që u bënë në 21 Janar 2021.

Berisha tha se në atë ditë protestuesit po qëllonin me plumba drejt xhamave të kryeministrisë.

Pyetje: Në vitin 2011 janë vrarë 4 njerëz nga dhuna qeveritare, pse nuk ka pasur një reagim në atë kohë?

“Kanë humbur jetën 4 njerëz në një demonstratë që po gjuhej me plumba drejt kryeministrisë. Janë të filmuara. Nëse doni të gënjeni para kamerave, ju mund të turpëroni veten.

Ka patur plumba në xhama, përveç mediave që nuk duan t’i shohin, se të tjerat i kanë dhënë.

Është Sali Berisha ai që ka kërkuar në mënyrë të përsëritur në parlament shpalljen e tyre, vrasjen e shtetërore padashje, po them për Gërdecin këtu. Pse e kam bërë këtë? Se garantimi i vendit ka qenë i Ministrisë së Mbrojtjes.

Këta zotërinjtë këtu janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë disa dënime për tejkalim të kompetencave nga Garda. Garda u agresua dhe ka një ligj, nëse ushtari i Gardës agresohet njëherë, qëllon në ajër, nëse agresohet për së dyti, qëllon te këmbët dhe nëse agresioni vazhdon asgjesohet personi.

Garda nuk vepron me urdhër vepron me një ligj që e miratoi qeveria socialiste. Të krahasosh një person që qëllon me gur me dinamit ndaj gardës me një njeri që ndodhet në qeli dhe del i vdekur, ka një verbëri militanteske”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit