-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidentet e urbanëve, policia aksion blic ndaj shoferëve të autobusëve

Kryesoret

Policia Rrugore ka reaguar pas disa aksidenteve të autobusëve urbanë në Tiranë, duke shtuar kontrollet ndaj shoferëve.

Blutë bëjnë me dije se është zhvilluar një aksion blic në mjetet e transportit publik. Gjatë 24 orëve të fundit 15 shoferë i janë nënshtruar testit të alkoolit.

‘Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që udhëtojnë me mjete të transportit publik apo çdo mjet tjetër, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, apelon policia.

Njoftimi i policisë

Aksion blic dhe kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.

Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 15 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që udhëtojnë me mjete të transportit publik apo çdo mjet tjetër, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit