-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet autori, kapet në dyert e spitalit privat pas aksidentit te Pallati me Shigjeta

Kryesoret

Pas 2 orësh në arrati Policia ka bërë të mundur arrestimin Ajas Sulejmani.

Sulejmani përplasi mëngjesin e sotëm me makinën e tij “G-Class”,  çiftin Vilma dhe Arjan Konomin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në Tiranë

Ajas Sulejmani, 39-vjeç, i cili nuk kishte leje drejtimi, pas përplasje është larguar nga vendi i ngjarjes.

I gjithë aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e të riut, i cili ka kaluar semaforin tek rruga e Kavajës me të kuqe, dhe nuk i ka kushtuar rëndësi kalimtarëve që kalonin tek vijat e bardha.

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me shoferin 39-vjeccar i cili është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Po ky shtetas  është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Njoftim

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ju informojmë se:

Pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit A. S., në një spital privat, dhe më pas shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij.

Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ky shtetas është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit