Vrasja e Ilir Kapos nga Olgert Dhimitri ditën e djeshme në zonën e “Harry Fultz” kanë dal disa detaje të reja, në lidhje me rrethanat e vrasjes.
Mësohet se 37-vjeçari, Dhimitri ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi dhe Kapo ka qenë tek tavolina ngjitur. Si fillim ata janë konfliktuar verbalisht dhe me pas autori e ka kërcënuar viktimën duke i thënë mos të ulej më tek kafja kur ishte dhe ai.
Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon.
Por pas arrestimin nga policia autori nuk ka qenë në gjendje të jap dëshmin për shkak se ishte nën efektin e alkoolit.