Një aksident i rënd ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të diele, ku një i ri i cili drejtonte një mjet tip “G Class” ka aksidentuar një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.
Ajas Sulejmani, 39-vjeç, i cili nuk kishte leje drejtimi, pas përplasje është larguar nga vendi i ngjarjes. Por vetëm minuta më vonë, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
I gjithë aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e të riut, i cili ka kaluar semaforin tek rruga e Kavajës me të kuqe, dhe nuk i ka kushtuar rëndësi kalimtarëve që kalonin tek vijat e bardha.