Kristian Medolli, i cili u arratis nga gjykata e Korçës teksa po priste të njihej me vendimin e trupës gjykues, është kapur pak minuta më parë nga policia.
21-vjeçari, ka përdorur tunelet nëntokësore të paraburgimit të Drenovës për tu arratisur.
Por aventura e tij ka përfunduar shpejt, pasi uniformat blu kanë arritur ta kapin në afërsi të azilit të moshuarve në Korçë.