-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha denoncon shërbimet online në E-albania: Dokumentat janë pa firmë dhe pa vulë

Kryesoret

Me një reagim në Facebook, Berisha shkruan se certifikatat e sherbimit online nuk njihen nga sherbimi konsullor pasi dokumentat jane pa firme por dhe pa vule.

Postimi

Kaos ne sherbimet on line te portalit e-Albania!Te dashur miq, portali e-Albania qe nisi punen ne pranvere te vitit 2013 me tre kater sherbime te para, u njoftua se perfundoi vetem me dt 1 maj 2022 pra 9 vite pas inaugurimit te saj.Por fatkeqesisht megjithe kete sterzgjatje ky portal gjate ketyre ditve ka njohur kolaps te plote, dhe problemtika madhore me dokumentat qe leshon.Çertifikatat e sherbimit online nuk njihen nga sherbimi konsullor.Dokumentat jane pa firme por dhe pa vule.Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sbShërbimet online, të propaganduara si revolucion nga kryeministri, në vend që të reduktojnë shërbimet për qytetarët, ua kanë shtuar sorollatjet atyre. Në Bashkinë Sarandë, çertifikatat, që siç thuhet nga Kryepropaganduesi, tashmë merren online, nuk njihen nga shërbimet konsullore. Qytetarët janë kthyer mbrapsht, pa marrë shërbimet konsullore, pasi u është thënë se dokumentet nga viti 2010 e në vazhdim, nuk kanë firmë e vulë, e si të tilla, nuk janë të vlefshme.Po kështu në arkivat e Gjendjes Civile në Sarandë, sistemi online rezulton të jetë ende jashtë funksionit. Qytetarët edhe sot që flasim, nuk kanë mundur të marrin dokumentin e kërkuar. Asnjë çertifikatë lindjeje, vdekjeje, të trungut familjar, e asnjë dokument tjetër, që nga viti 1930 e deri në vitin 2008, nuk u mundësohet atyre. Për rrjedhojë, ata kanë mbetur pa shërbim, pa zgjidhje, e të pamundur të kryejnë veprime të rëndësishme.Siç e tha vetë njëri prej tyre, në vend që të vëmë vetulla, po nxjerrim edhe sytë.A është ky një revolucion, apo dështimi i radhës? Është një ndihmë, apo një mundim më tepër për qytetarët, të “kërrusur“ mjaftueshëm nga kokëkrisje të tilla? A është thjesht mburrje përballë të huajve!?Apo një tjetër Fake qeverisje, me të cilat Kryepropaganduesi, po përpiqet të gënjejë shqiptarët…për të distën herë….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit