-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: “Kamikazi” që përplasi çiftin dhe foshnjën i pagoi 200 mijë € shefit të Ramës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me aksidentin në rrugën e Kavajës ku një 39-vjeçar mori para prindërit dhe foshnjën e tyre 3 muajshe.

Ai denoncon se autori, Ajes Sulejmani është miku i drejtorit në polici të emëruar nga Edi Rama.

Sipas tij Sulejmani është liruar kundrejt 200 mijë eurove edhe 3 javë më parë ka pasur kërkesë të Interpolit për ekstradim.

“Superskandal! Oltion Bistri, narkokomisari i larte e Edvinit kishte liruar tre jave me pare trafikantin Ajes Sulejmani! Ky i fundit ishte i shume kerkuar prej vitesh ne Britanine e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr  trafikanti qe perpelasi nje çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh  me makine  sot ne Tirane ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit.

Ky i fundit eshte emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme te Policise dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove te shume  kerkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin te arrestuar 3 jave me pare me kerkes te Interpolit per ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa here por ai eshte liruar me urdher te Bistrit! Perveç kesaj sot po me nderhyrje te Bistrit njoftimet e policise per Sulejmanin kane ndryshuar disa here me qellim qe te fshihej autori i vertet i aksidentit te rende.

 Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri eshte person me ngarkesa te medha kriminale, i perfshire ne kultivim te lendeve narkotike ne vitet 2016 e 17 si ish shefe i komesarjatit ne Pogradec, si gjobevenes ne drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policis Ardi Veliu, i kontestuar shume per kete emrim edhe nga te huajt” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit