-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj mbledh grupin për Presidentin e ri, Berisha sulm: Fshihet “dora” e Bashës

Kryesoret

Grupi i Sali Berishës ka kundërshtuar dhe dënuar draftin e Enkelejd Alibeajt me kriteret që vendosi për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit, Floriana Garo përmes një deklarate për mediat u shpreh se kriteret e vendosura në draftin e Enkelejd Alibeajt janë fasaë për procesin për t’i shkuar pas Edi Ramës.

“Ka shpërndarë duke mos pasur asnjë tagër një dokument që përfaqëson një marrëveshje, Rama- Basha, për propozimin e kandidatit të Ramës nga opozita e emëruar Basha Alibeaj.  Kështu Rama me dyshen e emëruar prej tij Basha –Alibeaj zgjedh presidentin e tij. Marrëveshja Rama-Basha- Alibeaj, është një akt tradhtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan për PD. Është një akt poshtërimi. Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që janë shpallur nga Rama.

Binomi Basha-Alibeaj i sjellin si të tyren. Me propozimin e tyre, Basha-Alibeaj duan të na bindin se po përjashtojnë kandidaturat e Ramës. Ky dokument vlen në kundërshtim flagrant me rezolutën e 2022 për Presidentin e Republikës. Kjo është një lojë e neveritshme me demokratët dhe popullin opozitar. PD i bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Basha-Rama-Alibeaj në kurriz të popullit shqiptar dhe pluralizmit në Shqipëri” tha Floriana Garo.

Ndërkohë që sot në orën 14:00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit të PD-së. “Duke shpresuar të keni kaluar sa me mire ne fundjave, po ju shkruaj per mbedhjen e radhes se grupit. Sic u bisedua, ju lutem gjeni bashkelidhur dokumentin, ku jane sintetizuar me kujdes diskutimet qe beme ne mbledhjen e fundit, si dhe mendimet e derguara me email nga disa prej jush.

Vini re ju lutem qe dokumenti eshte ende draft, dmth eshte i hapur per t’u permiresuar, korrigjuar dhe shtuar per mbledhjen e neserme. Po jua dergoj qe sot me qellim qe secili prej jush te kete mundesi efektive per ta analizuar dhe per te kontribuuar ne permiresimin e tij”, thuhet në emailin e shpërndarë mbrëmë nga Alibeaj.

Një ditë para mbledhjes ai u shpërndau deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit