-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi për ngjarjen e burgut të Kavajës: Çështja u hetua, s’ka vend për aludime

Kryesoret

Ministri i brendshëm, Bled Çuçi është shprehur në Foltoren e Kuvendit se për rastin e Ilivi Metës, i cili u gjend i vdekur në Komisariatin e Kavajës, se çështja është hetuar deri në fund.

Ministri theksoi se ka një raport të Avokatit të Popullit ku thuhet se dhomat e izolimit në Komisariatin e Kavajës janë tërësisht në përputhje me standardet ligjore.

“I kemi shkuar deri në fund me agjencinë përkatëse për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e policisë së shtetit deri në neglizhencat që ata kanë bërë që ka sjellë atë ngjarje fatale.

Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen. As nga prokurori, as nga hetuesit as nga mjekët ligjorë. Kanë qenë edhe dy përfaqësues të avokatit të popullit në inspektimin e dhomave të izolimit. Ka një raport ku thuhet se ato dhoma janë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Unë bëj thirrje që të gjithë bashkë të përpiqemi. Nuk është e lehtë të largohemi nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet të bëjnë edhe hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë fare me asnjë nga aludimet që ju bëni këtu.

Ju akuzoni shumë rëndë policinë e Kavajës sikur ata janë kriminelë dhe ata janë vrasës. Faktet janë të plota. Është ekspertiza mjeko ligjore. Dosja është e plotë. Prokurori e ka në dorë. Janë të filmuara çdo sekuencë që ku i ndjeri ndalohet nga policia. Ka një vendim gjykate dhe një urdhër prokurori. Janë të filmuara që nga sekondi kur ka qenë në oborrin e komisariatit deri kur është dërguar drejt morgut” u shpreh ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit