-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje për përplasjen e ditës së djeshme me “G-class”, nëna kërkon foshnjën sapo hap sytë

Kryesoret

Lidhur me aksidentin e djeshme, ku Ajas Sulejmani përplasi në vija të bardha çiftin dhe fëmijën, kanë dal në dritë disa detaje.

Janë pikërisht familjarët e Arjan dhe Vilma Konomit që kanë dhënë që kanë dhënë detaje për ngjarjen.

Në një prononcim për Top Channel, familjarët e çiftit të aksidentuar kanë thënë se Vilma u përmend mëngjesin e sotëm dhe sapo hapi sytë, kishte kërkuar vajzën e saj tre muajshe.

Sapo ka parë që fatmirësisht vajza e saj ishte shëndoshë e mirë, vetëm një gërvishtje në faqe, nëna është qetësuar.

“Stafi i spitalit është kujdesur shumë për ta dhe i vuri në një dhomë të dy bashkëshortët. Vilma u përmend sot në mëngjes sepse ka qenë e pa vetëdijshme. Sapo hapi sytë kërkoi vajzën. Kue pa se nga përplasja vajza 3 muajshe ka marrë vetëm një gërvishtje në faqe, u qetësua”, thanë prindërit për Top Channel.

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardhja në Rurgën e Kavajës.

Pas aksidentit, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit