Në Ditën e Europës, Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Kosova qëndron e bashkuar me aleatët e saj në këtë kohë sfiduese, por kërkoi nga Brukseli liberalizimin e vizave.
“Si shteti më proevropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’u dhënë fund 4 vjetëve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën
Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, shkroi Osmani.