Vetëvrasja në rrethana të dyshimta të Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës ka hapur debat në Parlament.
Ministri i Mbrojtjes, Bledi Çuçi u shpreh se kjo ngjarje po përdoret si as nga politika.
Nga ana tjetër, deputetja, Duma është shprehur se ka pasur abuzime nga instancat, po ashtu ajo i ka kërkuar ministrit të mendoj si prind.
Duma: Do respektojmë hetimet, janë marrë aq masa saç janë marrë. Po i njëjti Avokat i Popullit ka thënë se persona të tillë shkojnë drejt depresionit. Mund të ketë qenë edhe ky person në depresion, pavarësisht se nuk e pranojnë familjarët. Po ju pyes si prind, ju e dini që i ati ka shkuar për dy orë në komisariat dhe nuk i kanë dhënë përgjigje, e kanë lënë në sportel.
Çuçi: Ju thoni që unë bisedova me të atin, ndjenja personale është totalisht tjetër gjë. Është shoqëruar pas një kontrolli në banesë dhe nuk ka bërë asnjë kundërshtim, nuk është politikë kjo që bëni ju, është politikë e vjetër.