Deputetja e PD-së, Grida Duma ka folur gjatë seancës parlamentare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku 21-vjeçari vrau veten.
Duma ka treguar për bisedat e kryera me familjarët e viktimës, ku i ati i djalit ka treguar se i riu është dënuar edhe për krime, të cilat nuk i kishte bërë.
“Ky rast është më madhor se vet e vërteta, unë kam shkuar në familjen e të riut, atë natë pas ngjarjes dhe kam parë diçka më të kobshme se vdekja. Më e kobshme se vet vdekja ishte vajtimi i nënës. Mungesa e të vërtetesës dhe trauma ishin më të thella se sa morti. Te ajo familje ishte vuajtja e një familje të shtypur. Pyeta të atin, për çfarë akuzohet djali? Për vjedhjen e një dere alumini. Kjo nuk është hera e parë tha ai, e kanë akuzuar padrejtësisht. Atë e kanë paragjykuar, sepse ai nuk ka dalë dot për zot vetes së tij. Kjo është një gjë më e madhe sa sa humbja e jetës së një njeriu, edhe pse nuk ka gjë më të madhe se sa humbja e jetës së një njeriu. Kjo shoqëri nuk ka asnjë institucion riedukimi, për gabimet rinore, të cilat kanë çuar në humbjen e jetës së të riut,” është shprehur Duma