Policia Kombëtare e Paterna-s ka arrestuar nëntë anëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencia-s.
Po ashtu operacioni antidrogë ka rezultuar në sekuestrimin e afro katër mijë bimëve marijuanë dhe një numri të madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin.
Agjentët, pas një hetimi të mundimshëm nga Njësia për Drogën dhe Krimin e Organizuar, regjistruan tetë shtëpi në l’Eliana, San Antonio de Benagéber dhe Paterna.
Sakaq, grupi kriminal përbëhej nga shqiptarë dhe serbë.
Të arrestuarit, referuar burimeve ligjore, akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe abuzim me energjinë elektrike.
Krerët e bandës, dy trafikantë shqiptarë, mbanin punonjës në këto banesa, ku duhet të flinin nëpër ‘shtëpitë e barit’ për të monitoruar plantacionet.
Gjatë operacionit, shtatë nga nëntë individët e arrestuar u futën në burg.