-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Duhen disa dekada që Ukraina të bashkohet me BE-në

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka bërë të qartë se për të parë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, do të duhen disa dekada.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi kreun e Elysee-së, të theksojë se pavarësisht këtij fakti, ukrainasit janë tashmë pjesë e familjes së madhe evropiane, për shkak të guximin të treguar në dramacitetin jetësor që po kalojnë.

Këtë, Macron e ka thënë gjatë adresimit të tij në Parlamentin Evropian në Strasbourg, ku përkujtohet çdo 9 maj “Dita e Evropës”.

Shpresoj që BE-ja të vijojë sa më parë me hapat që duhen ndërmarrë për integrimin e Ukrainës në union”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Kievi zyrtar sapo ka plotësuar edhe pjesën e dytë të pyetësorit, i cili është pjesë e procesit të aplikimit për në Bashkimin Evropian.

Pyetësorin e parë, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia dorëzoi vetë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vizitën që ajo zhvilloi në Kiev pas largimit të trupave ruse.

Eksponentë të lartë evropianë e kanë ravijëzuar disa herë aspektin e integrimit të Ukrainës në BE. Mirëpo, procedurat burokratike për hapat konkretë, janë të shumtë dhe Kievi, ndodhet vetëm në fillim të hallkës së kërkesave nga unioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit