-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Murrizi në ‘5 pyetjet’: Bashkimi i demokratëve 100% vështirë që të ndodhë  

Kryesoret

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Muslim Murrizi i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, është shprehur skeptik për bashkimin e demokratëve, ndonëse prej kohësh kjo ka qenë kryefjalë e zhvillimeve më të fundit në selinë blu.

Murrizi tha se PD-ja është e ndarë në tre pjesë, përveç Rithemelimit, prandaj e shikon gati të pamundur bashkimin 100%.

“Ndahen në 3 grupime PD. Një pjesë që shkojnë në bindjen që Basha do të rikthehet, një pjesë janë skeptikë, të pavendosur, kjo është mungesë kurajo, kanë kohë të krijojnë një grup të ri ose duhet të vendosin. Kjo pjesë do të anojë diku. Pastaj është ‘Rithemelimi”. Nuk shoh mundësi bashkimi, buka e thyer nuk ngjitet me pështym. E ngjit pushteti kur e ngjit, jo opozita. Në opozitë kjo vështirësohet. Ngjitjet artificiale, se buka nuk mban saldim, pra një bashkimi 100% s’ka për të ndodhur. As PS s’është 100% e bashkuar”, tha Murrizi.

Ai është ndalur dhe te vendimi i Apelit që pritet lidhur me ankimimin e kreut të grupit parlamentar demokrat për statutin e PD-së, ku thekson se ndonëse gjykata mund t’i japë të drejtë, por sipas tij, Alibeaj nuk ka mbështetjen më të madhe të deputetëve demokratë.

“Le t’i japin çfarë të duan, partia funksionon me vota! Sigla është targë, ka pamjen e vetë në pamje të parë. Nuk të bën as zyra, as sigla, as vula, por vota”, përfundoi Murrizi në Report Tv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit