Punëtorët e inceneratorit të Fierit u ngritën sërish sot në protestë pasi kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe tashmë kanë hyrë në muajin e pestë.

Punonjësit kanë bllokuar portën kryesore dhe pesë automjete me mbeturina urbane kanë mbetur jashtë.

“Nuk do të lejojmë asnjë makinë të shkarkohet tek “gropat” pa ardhur e pa negociuar me ne se çfarë do të bëhet me pagat tona” thanë ata.

Në këtë incenerator depozitohen mbeturinat e katër bashkive: Fier, Lushnjë, Patos dhe Roskovec.

Inceneratori është në hetim nga SPAK, ndërsa pronarët që marrin lekët nga shteti sikur të mos kishte ndodhur asgjë janë në kërkim.