-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatori rumun në Tiranë: Mbështesim fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE

Kryesoret

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, priti në një takim këtë të hënë delegacionin e Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Senatori Titus Corlățean, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Senatin e Rumanisë.

Balla zbuloi detaje nga ky takim, duke bërë të ditur se u diskutua në lidhje me luftën në Ukrainë dhe krizën e emigrantëve që ka shkaktuar ky konflikt. Po ashtu, Balla bëri të ditur se u diskutua edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. “Kemi shumë eksperiencë për të marrë nga Rumania që e ka kaluar këtë rrugë”, tha Balla.

Më tej, Balla tha se do të nisin fluturimet direkte Tiranë-Bukuresht. “Shumë shpejt do të kemi fluturime direkte mes Tiranës dhe Bukureshtit. Shumë shpejt do të kemi shumë oferta nga të cilat do të përfitojnë rumunët të cilët do të kenë mundësi të shohin bukuritë e vendit tonë”, tha Balla.

Ndërkohë, Senatori Titus Corlățean, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Senatin e Rumanisë, tha se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë. “Ne i themi vendeve të tjera të BE që ne i japim një mbështetje të fortë integrimit të Shqipërisë në BE, këtë e mbështesim me punën e bërë nga qeveria dhe marrëdhëniet e veçanta që ne kemi si dy vende”, tha Titus Corlățean.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit