Një shqiptar nga Kosova ka kundërshtuar dhe kërcënuar me thikë dy doganierë në pikën e kalimit në Kukës. Ai është vendosur nën hetim nga policia për rastin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme
“Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë” njofton policia.