-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u arratisën? Grabitën BKT-në dhe “Benz”-in, policia ndjek hajdutët me helikopter

Kryesoret

Mesditën e sotme në Malësi të Madhe u grabit një bankë e nivelit të dytë, filiali i BKT-së, Bankës Kombëtare Tregtare.

Autorët më pas u larguan me një makinë tip “Volkswagen”, të cilin e dogjën në dalje të qytetit dhe nën kërcënimin e armës morën një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit duke u arratisur.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur helikopterin për kontroll nga ajri.

“Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit.

Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit