-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Shqipëria mbushet me “shtëpi bari”

Kryesoret

Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në Laç gjatë aksionit të koduar “Bogzat”. Në banesën në pronësi të Mark Janit u gjetën 19 bimë kanabis të cilat ishin kultivuar në kova.

Brenda dhomës kishte instalime elektrike me llampa, aspiratorë dhe tubacione uji. Gjithashtu u konstatua dhe lidhje e paligjshme energjie.

Pronari i banesës, Mark Jani 34 vjeç, u arrestua nga policia për veprat penale kultivim i bimëve narkotike dhe vjedhje e energjisë elektrike. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre faturistja e OSHEE, 46-vjeçarja R.Ll.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimët narkotike, pajisjet elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit