-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Basti i fundit” dhe “Perimetri” “djegin” dy korçarë

Kryesoret

Qarku Korçë-Vihen në pranga 2 shtetas në vijim të operacioneve policore “Perimetri” dhe “Basti i fundit”. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në hyrje të fshatit Trestenik, Devoll, është kapur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrollit të kufirit të gjelbër, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një telefon celular, të cilin dyshohet se e përdorte për vënien e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur nga punonjësit e Policisë, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.02.2022, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit J. A., 43 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në afërsi të qytetit të Pogradecit,  u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit