Gjykata ka lënë në burg pa afat 37-vjeçarin Olger Dhimitri, i cili qëlloi me thikë duke i marrë jetën në vend, Ilir Kapos 60-vjeç pas një sherri.
Ngjarja ndodhi pas një sherri në lokal mes tyre në Tiranë. Sot para gjykatës, autori shprehu pendesë. “Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”, ka thënë ai.
Dyshohet se 37-vjeçari përveç se ishte i dehur është gjithashtu edhe përdorues i lëndëve narkotike.