Një 36-vjeçare i ka shkuar bashkëshortit deri në vendin e tij të punës, në Pire, për të nxjerrë inatin e mosmarrëveshjeve të tyre, ku edhe e ka dhunuar në sy të kolegëve.
E si të mos mjaftonte kjo, e reja ka rrahur edhe kolegen e bashkëshortit e cila ndërhyri për të shpëtuar 41-vjeçarin që e dhunonte e shoqja.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në orën një të drekës në Pire, shkruajnë mediat greke.
36-vjeçarja, e cila mesa duket ka një marrëdhënie shumë të keqe me bashkëshortin e saj 41-vjeçar, ka hyrë në vendin e tij të punës dhe duke i habitur të gjithë ka nisur ta ofendojë. Por nuk u ndal me kaq, por iu vërsul duke e goditur në fytyrë dhe në trup me grushte.
Një punonjëse ka tentuar t’i ndajë, për pasojë bashkëshorti ka arritur t’i shpëtojë duarve të 36-vjeçarit të “tërbuar” nga inati dhe më pas ajo goditur me shuplakë në fytyrë dhe me grusht në kokë dhe bark edhe kolegen e burrit.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por 36-vjeçarja ia mbathi para se të arrestohej.
Burri i saj dhe kolegia u dërguan në spitalin e Kaminias, ku bashkëshorti ka bërë padi kundër gruas, ndërsa kolegja e tij nuk ka dashur të ngrejë padi.