-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hotelet “në qiell” për finalen e Tiranës, shteti i kërcënon, biznesi i rrit akoma më shumë

Kryesoret

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas denoncimit në media të faktit që çmimet e akomodimit në hotelet e Tiranës për finalen e Conference League Roma-Feyenoord janë rritur në stratosferë me disa fish. Autoriteti e konstaton këtë fakt dhe u kërkon bizneseve që të tërhiqen ose do të gjobiten. Çmimet nga 800 euro nata, aktualisht janë mbi një mijë euro, duke u rritur akoma më shumë dita ditës, pavarësisht thirrjeve të institucioneve. Ndeshja finale do të luhet në “Air Albania” në 25 maj.

“Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë apo akomodime të tjera të ngjashme  në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi monitorimin e këtij tregu.

Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës  iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e  fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës:

–          të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;

–          të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e  fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës” mbyllet apeli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit