Një pallat në Durrës i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ditën e sotme u shemb me shpërthim të kontrolluar.
Banorët e lagjes 13 në Durrës janë lajmëruar dje nga ana e IKMT-së, që sot ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.
Shembja e pallatit u bë me shpërthim të kontrolluar me lëndë eksplozive nga forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe ato të Durrësit si dhe nga forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes.