-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i Mbrojtjes në Finlandë rekomandon anëtarësimin në NATO

Kryesoret

Një hap i qartë dhe i rëndësishëm karshi afrimit të Finlandës me aplikimin për anëtarësim në NATO ka ardhur pasi Komisioni i Mbrojtjes në Parlamentin Finlandez, ka rekomanduar aderimin e shtetit nordik në organizatën ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Sipas këtij komisioni, bashkimi me organizatën është opsioni më i mirë i Findlandës për të ruajtur sigurinë kombëtare, duke parë edhe situatën aktuale të luftës në Ukrainë.

Përpos kësaj, ky rekomandim vjen pak përpara çastit vendimtar, kur parlamentarët do ta votojnë ose jo rezolutën.

Të enjten, pritet që presidenti i vendit, Sauli Niinisto, të japë qëndrimin e tij mbi çështjen. Duke parë edhe reagimet e kaluara, ai është një zë pro aderimit në NATO.

Finlanda ndan rreth 1 mijë e 300 kilometra kufi tokësor me Rusinë dhe prej agresionit ndaj Ukrainës, të gjitha vendet kufitare me Rusinë janë ndjerë të pasigurta.

Ndërsa, anëtarësimi në NATO, sipas komisionit, do ta ulte ndjeshëm rrezikun e një agresioni rus, si ai ndaj Ukrainës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit