-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OBSH: Rusia sulmoi 200 objekte shëndetësore në Ukrainë

Kryesoret

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin më të fundit ka verifikuar se janë kryer 200 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte shumë i prekur nga ajo që kishte dëgjuar dhe parë.

“Ka një ilaç që OBSH nuk mund ta japë dhe për të cilin Ukraina ka nevojë më shumë se çdo tjetër, dhe kjo është paqja.

Pra, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë këtë luftë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë fjalës së tij, Tedros tha se ka diskutuar situatën shëndetësore në vend me zyrtarët ukrainas duke shtuar se OBSH do të vazhdojë të mbështesë sistemin e kujdesit shëndetësor të Ukrainës.

“Mesazhi im për të gjithë popullin e Ukrainës është se OBSH qëndron dhe ju mbështet ju,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit