Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë këtyre 24 orëve janë shënuar 44 raste të reja infektimesh nga COVID-19, ndërkohë që ditën e djeshme ishin vetëm 6 raste.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:
20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.
Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Maj 2022)
Raste të reja ditore 44
Të shëruar në 24 orë 93
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 914
Testime totale 1,814,203
Raste pozitive 275,416
Raste të shëruara 271,710
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 116
Fier 27
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Korçë 6
Gjirokastër 6
Durrës 4
Berat 3
Kukës 2