-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shuplaka” e fortë e Braçes: Qeveria i puth dorën bamirësit të sigurimeve me Ferrari

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financat ku ishte i ftuar për të raportuar kreu i AMF-së, Ervin Mete kërkoi nga drejtuesi i këtij institucioni që të jetë i ashpër me shkelësit e ligjit. Shembull konkret, ai mori një pronar të një kompanie sigurimesh që sipas tij, vjen vërdallë nëpër Tiranë me Ferrari dhe që i puthin dorën politikanë dhe qeveritare. Deputeti socialist i numëroi shkeljet e kësaj kompanive, në sy drejtorit të AMF-së.

“Nga ’95-96 bëmë një herë pas me piramidat dhe mori fund Shqipëria. Kështu që ju duhet të kuptoni që duhet të jeni agresiv. E treta që kam, më bëri përshtypje që në secilin prej treguesve që folët, dhe që janë pozitivë, gjithmonë i referoheni dhe thoni kemi nën hetim njërën, me përjashtim të njërës.

Njëra nuk është e vogël, është bërë aq e madhe sa që merr kurajon dhe prek aktivet e kompanisë së saj për të blerë prona të patundshme. Dhe duheni ju të merrni vendimet që të kthejë paratë.

E kuptoni çfarë kurajo kanë marrë kompanitë e sigurimeve? Të kapërcejnë ligjin, të ulin aktivet, madje, të kapërcejnë dhe limitin 20% që kemi vendosur me ligj, dhe të blejnë banka. Është kështu apo jo? A është ky rasti? Ka përmirësim shumë të ndjeshëm, pasi bleu prona, thuhet në vendimin tuaj këtu.

Po kërkoj që autoriteti të jetë një barrierë e pakapërcyeshme për të tilla akte për cilën do kompani, kërkoj që pavarësisht impaktit që apo madhësisë apo bamirësive që bën se bën dhe shumë bamirësi, se bën edhe bamirësi. Pavarësisht Ferrarit që vjen vërdallë në Tiranë si shpenzim i njohur brenda kompanisë.

Eh, këtë po kërkoj, politikanë e qeveritarë se të gjithë i puthin dorën, se të gjithë kanë nevojë për bamirësinë e të gjitha me radhë. Për fat të keq, këtë e kam thënë edhe në vitin 2018. Për fat të keq” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit