Sipas mediave kosovare, një vrasje ka ndodhur para disa minitash në Kaçanik.
Policia e Ferizajt, e ka konfirmuar rastin. Si rezultat njëri nga personat ka mbetur i vdekur ndërsa tjetri është plagosur.
Njoftimi
“Ju njoftojme se sot në ora 14:00 kemi marr nje informacion se ne rrrugen magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përball” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit.
Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri èshtë transportuar per ndihme mjekesore ne Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim të metutjeshm mjekesor. Ne vendin e ngjarjes jane ekipe te policise qe po hetojne rastin”, ka thënë Veseli.