Shefi i Kabinetit të Presidentit Edmond Panariti, mesditën e sotme shkoi ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, për të vizituar kompozitorin e famshëm Limoz Dizdari, i cili prej disa ditësh është shtruan në spital.
Në dalje të spitalit, Panariti ka dhënë një deklaratë për mediat ku u shpreh se presidenti Ilir Meta ka shprehur vullnetin e tij që të vihet në dispozicion për çfarëdolloj ndërhyrje që do ketë nevojë kompozitori Dizdari.
“Është në gjendje pneunomie difuze që është shqetësuese për shëndetin e tij. I gjithë protokolli i trajtimeve të mundshme po zbatohet me rigorozitet. Gjendja vazhdon të mbetet kritike. Dizdari është i njohuri im prej kohësh është figurë ikonike. Situata është e tillë që analizat PCR del negative për COVID megjithatë nuk përjashtohet. Pneunomia është aty.
Presidenti ka vendosur ta dekorojë Dizdarin, Meta ia ka thënë vetë atij. Profesori ka kërkuar që ta shtyjë, por dekorata është aty. Është pavend e malinje që të spekulosh në një situatë të tillë ku ne duhet të bëjmë ç’është e mundur ta ndihmojnë. Meta vihet në dispozicion të autoriteteve shëndetësore për të mundësuar çdo ndërhyrje ndaj tij”, shtoi ai”, u shpreh Panariti.