-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç i shpall luftë Shaip Kamberit, do të përsëriten zgjedhjet në Tërrnoc

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe vartësi i tij në pushtet Ivica Daciç i kanë shpallur luftë Shaip Kamberit nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës. Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shqyrtuar kërkesën e SPS-së së Daçiqit dhe ka vendosur që të përsërisin zgjedhjet në Tërnoc aty ku një javë më parë Kamberi fitoi votat që ia mundësuan rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, raporton Gazeta Express.

Kamberi ka thënë se Vuciq e Daciç po vazhdojnë t’i përjashtojnë shqiptarët nga institucionet shtetërore.

“Vuçiç dhe Daçiçit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiçit”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se mekanizimat shtetërorë të SNS dhe SPS po përfshihen edhe në përjashtimin e shqiptarëve nga vendimmarrjet në komunat e Luginës.

“Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarjet e Komunave të Luginës. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione. Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen”, ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit