23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E bëre kushëririn investitor strategjik”! Gjiknuri-Shehajt: Shihemi në gjyq

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj akuzoi sekretarin e PS, Damian Gjiknurin, se kushëriri i këtij të fundit po bëhej përfitues nga tokat në Butrint.

Gjiknuri përmes një statusi në Facebook është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se jo çdo njeri me mbiemrin e tij ka domosdoshmërish lidhje me të.

Po ashtu ai është shprehur se do ta padisë në gjyq Shehajn për prishje imazhi.

“E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëhere Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit!” është shprehur Gjiknuri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit