Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk do të pranojë asnjë kandidaturë për President të Republikës nga Sali Berisha.
“Nëse ishte një pyetje që ta mbyllim me humor, e arrite qëllimit. Asnjë vendim që vjen nga “non grata” i madh dhe të verbrit rreth tij, nuk ka shans që të merret në konsideratë nga ne, asnjë.
Nëse do të gjendej një kandidat që do të pranonte të vinte drejt nesh me bekimin e non gratës që aty do të konfirmonte se nuk bën për president” tha ai.
E ndërsa Sali Berishën e quan të “vdekur politikisht”, edhe PD-në, sot Edi Rama e “çoi” në botën tjetër, kur tha “ndjesë pastë, është bërë copë e çikë”.