Në datat 6-10 Qershor 2022 prindërit do të mund të bëjnë regjistrimin e fëmijëve të tyre pranë 39 çerdheve publike të Tiranës. Edhe pse është rritur numri i çerdheve dhe kopshteve, kërkesat janë më të shumta se sa kapacitetet.
“Me dy certifikatat, familjare dhe të fëmijës e vërtetime te prindërve që janë të punësuar. Kjopër shak se duke parë trendin në rritje për të marrë shërbimin publik, iu jepet gjithmonë prioritet atyre fëmijëve që e kanë më të nevojshëm, që i kanë prindërit në punë.
Numri i kërkesave në raport me mundësitë është gjithmonë i lartë, kjo është arsyeja që ne i japim gjithmonë prioritet fillimisht kategorive në nevojë siç vijnë fëmijët që vijnë nga familje që trajtohen prindërit me ndihmë ekonomike, fëmijët të prindërve me nevoja të veçanta apo fëmijë me nevoja të veçanta apo që vijnë nga familje monoprindërore” thuhet në njoftim.