Është finalizuar operacioni I koduar “Messina”, në kuadër të të cilit u kap një person në kërkim ndërkombëtar.
I riu ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi rezultonte i dënuar në Itali për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”. Bëhet fjalë për Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.
Njoftim
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.