Këtë të mërkurë është bërë inaugurimi i “Parkut Japonez” të ndërtuar nga Qendra për Zhvillime Humane dhe përkrahur nga “Japan Tobacco International” në Prishtinë.
Keisuke Yamanaka theksoi përkrahjen të cilën shteti i tij e ka dhënë dhe po i’a jep Kosovës.
Ai shprehu përcaktimin dhe angazhimin e vendit të tij për përkrahjen e mëtejme te të gjitha proceseve nëpër të cilat kalon Kosova, por edhe të projekteve ekonomike.
Kurse, kryetari i Prishtinës Përparim Rama duke i’u flenënderur ambasadës së Japonisë për përkrahjen e realizimit të këtij projekti theksoj se Komuna e Prishtinës gjithnjë jo vetëm që po përkrah projekte të tilla, por po angazhohet edhe në realizimin e tyre.