17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja nxjerr “top listën”: Gjyqtarët e korruptuar që po i shpëtojnë drejtësisë

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi SPAK-ut që të vendoset në lëvizje dhe të veprojë, pasi gjyqtarët dhe prokurorët që u shkarkuan nga vettingu për fshehje pasurie dhe mos deklarim rrezikojnë që të shpëtojnë pa u lagur për shkak se vepra penale mund të humbasë afatet e hetimit.

“Lidhur me pavarësinë e sistemit të drejtësisë, nuk mund të akuzosh dhe të drejtosh gishtin se po kërcënojmë gjyqësorin në drejtim të një force, si PS, që jemi krijuesit dhe mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi, jo me fjalë, por me vepra. Ne këtë parim e kemi në ADN-në tonë si parti dhe nuk kemi ndërhyrë as te drejtësia e vjetër dje dhe aq më pak te drejtësia e re sot.

Performanca e drejtësisë së re është e matshme dhe në këtë pikë, kryeministri, jemi në ushtrimin e përgjegjësive që na ushtron ligji që ka të bëjë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në këtë vend. Të kërkosh rritjen e performancës, angazhimin e organeve të drejtësisë kundër krimit dhe korrupsionit, kjo lidhet me uljen dhe ngritjen e nivelit të kriminalitetit. vettingu ka arritur t’ja dalë me sukses deri sot, 800 gjyqtarë dhe prokurorë, janë subjekte të rivlerësimit, 530 kanë kaluar në filtër.

Organet e tjera të ndjekjes penale kanë përgjegjësi për të hetuar deri në fund gjyqtarë dhe prokurorë që dolën nga sistemi për deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje pasuri dhe korrupsion. Nga 530 që kanë kaluar, 197 janë shkarkuar, nga 50 që janë dorëhequr, 27 kanë dhënë dorëheqje, pasi kanë marrë rezultatet, ndërsa të tjerët kanë dhënë dorëheqje, ka një vlerësim të pasurisë.

Rrezikohet të parashkruhet vepra penale nëse nuk vendoset në lëvizje SPAK. Rrezikojmë që të humbasim afatet për të hetuar prokurorët dhe gjyqtarët që kanë dalë jashtë nga vettingu. Në SPAK kanë shkuar vetëm 19 gjyqtarë dhe prokurorë”.

Manja nxori edhe një listë, jo me emra, por pasurinë e disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, por që ende nuk kanë dhënë llogari.

Dje kishte një njoftim për ish-kryetarin e Kushtetueses për një apartament 60 metra. Në 197 gjyqtarët e larguar dhe 50 të dorëhequrit nga frika e vettingut që për ta askush nuk e vendos ujin në zjarr. Unë po ju rendis top listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryesojnë listën që nuk e justifikojnë pasurinë;

850 milionë lekë të vjetra ose 714 mijë euro, kur ka bërë punën e prokurorit. Ta hetojë drejtësia e re se për këtë e ngritëm. Vazhdon lista, 800 milionë lekë të vjetra, subjekti i dytë, që ka ngelur edhe te pastërtia e figurës, lidhje me botën e krimit të organizuar. Subjekti i tretë 690 milionë, i katërti 630 milionë, e kështu me radhë. I dhjeti 155 milionë lekë të vjetra, kjo është top lista. Por të gjithë kanë probleme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit