-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i tregon dosjet SPAK-ut: Mos ke frikë, heto Berishën për 21 Janarin e Gërdecin

Kryesoret

Katër ditë pasi i kërkoi që të arrestonte Sali Berishën dhe Ilir Metën, Edi Rama sot ka hedhur hapin e radhës, duke i treguar Prokurorisë së Posaçme dosjet që duhet të marrë në dorë për të “mbërthyer” rivalët politikë.

21 janari dhe Gërdeci janë dy nga dosjet, që Edi Rama, i tha SPAK-ut që të hetonte për përfshirjen e ish-kryeministrit, që sot po tenton rikthimin “de jure” në krye të PD-së. Por a është ky presion mbi drejtësinë? Për Edi Ramën, kjo nuk është as ndërhyrje dhe as presion, por një kërkesë për më shumë për drejtësinë e re.

As nuk i kam bërë dhe as nuk i bëj presion drejtësisë, deri kur të më jepni ndonjë subjekt tjetër, unë mbetem me këtë mendim. Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur SPAK po mbush tre vjet nuk do të thotë që do të bësh presion, se cfarë do të duhet të thoshim për deklaratat e SHBA-BE-së?

Ku është kërkuar edhe hapur, nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar. Presion mbi drejtësinë? Jo. Sipas meje një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia, që për drejtësinë është bërë investimi më i madh në aspektin politik.

Cfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi.

Dhe ta bësh këtë, thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre.

Unë nuk kam kërkuar dënim, por hetim, dënimin nuk e vendosim ne. Por të hetohet një cështje që është “gurë” në qafë për të Shqipërinë. Të zbardhet e vërteta. Drejtësia të çlirohet, të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, të hetohet nëse është apo jo.

Krim shtetëror që të vriten katër njerëzve me plumba përballë kryeministrisë. Të hetohet Gërdeci. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive. Cfarë presioni është ky?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit