Autoritetet ukrainase raportojnë për një ofensivë të re ruse kundër fabrikës së çelikut “Azovstal” në Mariupol, e cila thuhet se është në flakë.
“Azovstal po sulmohet, jo vetëm nga ajri dhe me artileri, por edhe me tanke. Nëse ka ferr në tokë, ai është!(duke iu referuar fabrikës së çelikut). Ne të gjithë jemi borxhli ndaj mbrojtësve të Mariupolit”, tha Këshilltari Komunal Petro Andriushchenko në “Telegram”