-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Operacione të mëdha kundër drogës,” Alibeaj: Shqipëria e dyta pas Marokut për kokainë

Kryesoret

Gjatë Komisionit të ngritur për Integrimin e Shqipërisë në BE, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratës së ministrit Çuçi, i cili është shprehur për rritje të luftës kundër drogës.

Alibeaj është shprehur se Shqipëria është vendi i dytë me trafikantët më të mëdhenj të kokainës. Po ashtu ai ka shpjeguar sesi shkëmbehet kanabisi shqiptar në Turqi me kokainë dhe dërgohet në Evropë.

“Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe më pas këmbehet me kokainë dhe heroinë më pas çohet në Europë dhe trafikohet nga trafikantë shqiptarë. Kjo është panorama që kanë monitoruar ata. Kjo është mënyra sesi mund të monitorohet territori.

E dëgjova ministrin teksa foli për luftë, luftë, luftë, rezultatet janë zero. Luftë në letra, në praktikë janë zero. Grupet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare janë fuqizuar së fundmi në vendet partnere.

Me të njëjtën panorama shqetësuese evidentojnë edhe mediat italiane. Konfiskimet e kokainës janë rritur me 60% krahasuar jo më larg se me vitin 2020. Në rastin që është konstatuar prejardhja, kokaina ishte nisur edhe nga Shqipëria.

Si pjesë e rrugës ballkanike, vendi ynë trafikon pjesën më të madhe të heroinës drejt Evropës. Shqiptarët renditen si kombësia e dytë pas marokenëve,” ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit