-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: S’do t’i ndahemi prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar

Kryesoret

Në konferencën për shtyp këtë të mërkurë, kryeministri Rama, pavarësisht akuzave për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, është shprehur i bindur se do t’i shkojë deri në fund vënies para drejtësisë së të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Ndërkohë që vettingu, për pak ditë bëhet 5 vjet dhe kanë bërë një punë voluminoze, ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuarit që kanë dalë para drejtësisë. Do më thoni që nuk ka pasur kohë?! Do më thoni që janë çështje të hetuara me shumë detaje dhe nuk ka pasur kohë për të marrë të pandehur gjykatës dhe prokurorë të cilët një institucion i pavarur siç është Komisioni i Vettingut ka nxjerrë qartësisht fakte korruptive?! Po si ka mundësi?! Kjo është e pamundur, e pajustifikueshme dhe të pa tolerueshme. Kjo nuk është ndërhyrje.

Ndërhyrje është të flasësh me emra, kap këtë e ço atë, siç flitet për ditë. ne kërkojmë më shumë sot, jo në titullin personal. Nuk është ky problemi i karrierës time politike, por është problem që lidhet me investimin më të madh politik dhe moral që është bërë në këtë vend, që është reforma në drejtësi dhe drejtësia. Të gjitha të tjerat, kush më mirë e kush më pak i kanë bërë të gjithë. Te drejtësia e kemi vënë ne dhe vetëm ne gurin e themelit, dhe nuk do lejojmë që këtë gur ta mbulojë rëra e të kaluarës. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do ti ndahemi pa parë veprim  që është vënia para drejtësisë të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që janë shpallur si të tillë jo nga ne, por nga komisioni i pavarur. Pra kemi dy adresa që nuk i kemi shpallur ne, por janë shpallur të pavarura nga ne. Qoftë DASH, qoftë komisionet e vettingut janë jashtë nesh. Mund të thonë ca të duan njerëzit, por ky është fakti dhe e vërteta sesa e gjitha gënjeshtrat që mund të fliten lartë e poshtë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit