-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten çmimet në Kosovë 1.5% më shumë, krahasuar me muajin mars

Kryesoret

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2022.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.5% në muajin prill 2022.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5% në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%); mish (3.6%); qumësht, djathë dhe vezë (0.9%); vajra dhe yndyra ushqimore (15.6%); pemë (1.5%); perime (5.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.0%); prodhime të ndryshme ushqimore: salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.2%); kafe, çaj dhe kakao (0.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); pije alkoolike (5.4%); gaz (10.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); pajisje shtëpiake (2.0%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.7%); blerje e automjeteve (1.3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.7%); shërbime për transport (3.9%); shërbime hoteliere (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (-7.3%) (për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin prill krahasuar me muajin mars (2022) me një ndikim prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2022 me muajin prill 2021 ishte 11.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 11.2 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin prill 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (24.3%); mish (13.5%); qumësht, djathë dhe vezë (21.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6%); kafe, çaj dhe kakao (13.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9%); duhan (4.8%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (8.2%); energji elektrike (17.6% – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), ndërsa në muajin prill 2022 ka pasur rënie të konsumit, gjegjësisht shpenzimeve të energjisë elektrike për (-7.3%); gaz (42.2%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (22.0%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (4.2%); pajisje shtëpiake (8.4%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7.4%); blerje e automjeteve (6.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (38.8%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (11.1%); shërbime hoteliere (9.7%); kujdes personal (5.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-11.5%); veshje (-1.1%); këpucë (-2.9%), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit