Presidenti Volodymyr Zelensky tha se lufta me Rusinë do të përfundojë kur Ukraina të rifitojë territoret, njerëzit, paqen, lirinë dhe zgjedhjen e saj.
Duke folur në një takim online me studentët e universiteteve franceze Zelensky tha se lufta për popullin ukrainas do të përfundojë vetëm kur të marrim atë që është e jona
“Është e vërtetë. E them hapur, nuk kemi nevojë për asgjë. Më shumë… Ne duam të rivendosim paqen në vendin tonë, në tokën tonë”, tha Zelensky duke përmendur dhe rëndësinë e pranisë së Rusisë në tryezën e bisedimeve. Raportuar nga “Ukrinform”.