Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur këtë të mërkurë për situatën e administrimit të godinës së selisë blu, ku pohoi se Rithemelimit i kërkon atij që të firmos për të bërë pagesat e dritave dhe ujit.
I ftuar në emisionin “Open”, Bardhi deklaroi se Komisioni i Rithemelimit nuk i paguan dot shërbimet e godinës, madje as personelin, pasi askush nuk i njeh si institucion.
“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD. Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica”, tha Bardhi.