Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel pas pak ditësh do të nisë një tur në Ballkanin Perëndimor. Në 20 maj ndalesa do të jetë në Tiranë, ku do të takohet mes të tjerëve me kryeministrin Edi Rama.
Vizita vjen në një moment aspak të mirë, referuar si luftës në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan, por edhe faktit që shanset që të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë janë zero, pasi Bullgaria nuk e heq veton për Shkupin duke bllokuar edhe Tiranën.