-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çifti proteston para Kuvendit: Duam drejtësia, në të kundërt shkojmë te vrasjet

Kryesoret

Një familje nga Fieri kanë dalë para Kuvendit ku do të mbahet seanca e kësaj të enjteje. Ata kërkojnë drejtësi për rastin e tyre, pasi kanë mbetur pa shtëpi që prej vitit 2004, kur ndërtesa e tyre është marrë për t’u bërë apartament.

Kryefamiljari Dhimitrov Sula, ka 18 vite që po e ndjek këtë çështje dhe ende nuk ka marrë një zgjidhje. Ai ka bërë një kallëzim në SPAK, madje ka dërguar edhe një letër në Ambasadën Amerikane.

“Kemi bërë kallëzim ndaj ish-kryetarit të bashkisë, Baftjar Zeqaj. Ne nuk po gjejmë zgjidhje. Gjyqi i fundit që është bërë në vitin 2020, gjyqtarja la 2 muaj afat për vlerësimin e dëmit, por nuk ka pasur asnjë reagim. Ne po jetojmë atje dhe shtëpia po shembet.

E duam shumë-shumë kryeministrin se në priti, por i kërkojmë zgjidhje. Ne jemi të persekutuar. Deri tani na ka ruajtur Zoti. Kemi bërë kallëzim edhe SPAK.

Shpresa kemi vetëm te SPAK. Ëndërruam por deri tani s’kemi asgjë. Nuk po gjejmë drejtësi, vetëm të fillojmë vrasjet. Me kanë shkatërruar shtëpinë, më kanë dhunuar shtëpinë. Kemi certifikatë pronësie, gjithçka”, tha kryefamiljari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit