-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finalja në Tiranë, Veliaj: Po bëjmë gati spitalet për rrugaçët, pastaj do merrem me Dukën

Kryesoret

Në datë 25 Maj në Tiranë do të zhvillohet finalja e Conference League mes Romës dhe Fejnordit. Kryeqyteti po bëhet gati për të pritur finalen.

Kryetari bashkisë Erion Veliaj tha se bashkia do të shpenzojë mbi 41 milionë lekë për zbukurimin e qytetit. “Parashikojmë nga 40- 100 mijë veta që mund të vijnë” tha ai.

Erion Veliaj tha se do të takohet me ambasadorët e Holandës dhe Italisë për marrjen e masave për shmangien e incidenteve.

“A ka mjaftueshëm spitale për rrugaçë që mund të rrihen sikur ndodhi në Marsejë. Gama është shumë e madhe. Detyrat janë të ndara” tha ai.

Pavarësisht kësaj, ai premtoi se “lufta” me Armand Dukën për FSHF-në do të vazhdojë pas finales. “A kam zell për ta vazhduar? Po. Pas datës 25 do ta vazhdoj. Por po ndajmë disa gjëra. Ndeshja nuk është e federatës por e Shqipërisë.

Interesi i qytetit përpara debateve që do të kemi të gjithë kohën për t’i zhvilluar. Nuk kemi një betejë vetëm me një personazh në FSHF, por me një histori kolektive”.

Në fund, ai justifikoi edhe ngritjen e kullave në Tiranë. “Çfarë na duhen kullat? Ja Tirana nuk më dhoma hoteli tani” tha ai, referuar kërkesave të tifozëve për finalen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit